Arbër Zeneli ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij ndaj Malmos, ku kontribuoi me një gol dhe një asistim.

Ylli i Kosovës u la në stol dy sfidat paraprake, por e dëshmoi menjëherë kualitetin për të shpërthyer ndaj Malmos, ku shënoi supergol e asistoi në fitoren 1-2 të Elfsborg.


Zeneli pranoi se është normale që çdo futbollist të ndihet i zhgënjyer kur nuk luan, por theksoi se ka zgjedhur ta tregojë vlerën e tij në fushë dhe jo me ankesa.

"Të gjithë lojtarët nervozohen kur nuk luajnë, por jam profesionist në mënyrën time dhe provoj ta ndihmoj skuadrën kur vij. E kisha shansin dhe shpresoj t’i dëshmoj Bjorn Hambergut dhe të vazhdoj të luaj", deklaroi Zeneli.

Ai u shpreh i lumtur edhe për vlerësimin që ka marrë nga trajneri, duke theksuar se përgjigjja më e mirë është performanca në fushë.

"Është mirë të marrësh komplimente nga ai. Kur ta kem shansin, nuk mund të qëndroj këtu dhe të ankohem pse jam në stol. E bëra këtë kur isha i ri. Jam në moshën që më duhet ta pranoj dhe, në fakt, provoj t’ia dëshmoj trajnerit të kundërtën".

Zeneli zbuloi gjithashtu se ka pasur bisedime me trajnerin, por e respekton plotësisht vendimin e tij për formacionin.

"A kemi biseduar? Sigurisht që po. Por ndonjëherë nuk duhet të flasësh. Ai e zgjedh formacionin bazë që mendon se është më i miri dhe thjesht duhet ta pranosh. Nuk mund të sillem duke u ankuar dhe të shfaqem para ekipit se jam i zemëruar që nuk luaj", përfundoi reprezentuesi i Kosovës.

Paraqitja me gol dhe asistim ndaj Malmos mund të jetë një pikë kthese për Zenelin, i cili shpreson të fitojë më shumë minuta në vazhdim të sezonit me paraqitjet e tij bindëse./Telegrafi/

telegrafi sport app