LAJMI I FUNDIT:

FIFA pezullon përkohësisht presidentin e Federatës së Futbollit të Brazilit

FIFA pezullon përkohësisht presidentin e Federatës së Futbollit të Brazilit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit është pezulluar për 90 ditë ndërsa është nën hetimet e FIFA-s.

Marco Polo del Neros i është ndaluar përkohësisht të ushtroj aktivitetet e futbollit dhe kjo periudhë mund të zgjatet edhe për 45 ditë të tjera.


“Gjatë kësaj kohe, Polo del Neros i është i ndaluar të ushtroj ndonjë funksion në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndalimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan në njoftimin e kësaj organizate.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe kreu i futbollit brazilian, Marco Polo del Nero

Braziliani 76-vjeçar ka mbetur në krye të organit drejtues të sportit në Brazil pavarësisht se është akuzuar nga autoritetet amerikane për pastrim parash gjatë vitit 2015.

Ai e la komitetin ekzekutiv të FIFA-s atë vit, por nuk u ekstradua nga Brazili në SHBA për t’u përballur me akuzat.

Tre ish-drejtues të FIFA-s nga Amerika e Jugut aktualisht janë duke u gjykuar në New York për shantazh, mashtrim dhe pastrim parash.

Kujtojmë se Del Nero u zgjodh president në vitin 2003 dhe mori një rol në FIFA në vitin 2012. /Telegrafi/