LAJMI I FUNDIT:

FIFA konfirmon se Kupa e Botës “Katar 2022′ do të ketë 32 ekipe, jo 48

FIFA konfirmon se Kupa e Botës “Katar 2022′ do të ketë 32 ekipe, jo 48
Foto: FIFA.com

FIFA ka braktisur planet për të rritur madhësinë e Kupës së Botës 2022 në 48 skuadra duke vendosur të mbetet me formatit e njëjtë prej 32 ekipeve.

Ideja për të shtuar numrin e shteteve në Kupën e Botës në Katar, pritej të hidhej poshtë kur kongresi i FIFA-s të takohej në Paris muajin e ardhshëm, por një njoftim u bë të mërkurën mbrëma.


Presidenti i FIFA-s , Gianni Infantino ende shpreson të rrisë numrin e ekipeve pjesëmarrëse nga 32 në 48 skuadra, por vetëm për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut.

FIFA anulon planin për rritjen e Kampionatit Botëror
Lexo po ashtu FIFA anulon planin për rritjen e Kampionatit Botëror

“Në përputhje me konkluzionet e studimit të fizibilitetit të miratuar nga Këshilli i FIFA-s në takimin e tij të fundit, FIFA dhe Katari kanë hulumtuar së bashku të gjitha mundësitë për të rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse nga 32 në 48 ekipe duke përfshirë vendet fqinjë në Kupën e Botës Katar 2022”, thuhet në deklaratën e FIFA -s.

“Pas një procesi të plotë dhe gjithëpërfshirës të konsultimit me përfshirjen e të gjithë akterëve relevantë, u konkludua se në rrethanat e tanishme një propozim i tillë nuk mund të bëhet tani”.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

“Një analizë e përbashkët në këtë drejtim arriti në përfundimin se për shkak të fazës së përparuar të përgatitjeve dhe nevojës së një vlerësimi të hollësishëm i ndikimit të mundshëm logjistik në vendin pritës, do të kërkohej më shumë kohë dhe një vendim nuk mund të merrej para afatit të qershorit. Prandaj, u vendos që të mos e vazhdoj më tej këtë mundësi”.

Kupa e Botës së 2022-së mund të ketë 48 pjesëmarrës, por Katari nuk do jetë i vetmi organizator i botërorit
Lexo po ashtu Kupa e Botës së 2022-së mund të ketë 48 pjesëmarrës, por Katari nuk do jetë i vetmi organizator i botërorit

“Kupa Botërore e FIFA-s Katar 2022 do të vazhdojë të mbetet ashtu siç është planifikuar fillimisht me 32 ekipe dhe asnjë propozim nuk do të dorëzohet në Kongresin e ardhshëm të FIFA më 5 qershor”.

“Problemet politike dhe logjistike për të pasur disa vende pritëse në Lindjen e Mesme mendohet se kanë qenë faktori vendimtar”, mbyllet njoftimi i FIFA-s. /Telegrafi/