FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës


FIFA do t’i paguajë një kompensim të konsiderueshëm klubit italian Sassuolo pas lëndimit të rëndë që pësoi Ismael Kone në fitoren e Kanadasë ndaj Katarit në Kupën e Botës 2026.
Triumfi bindës 6-0 i skuadrës së drejtuar nga Jesse Marsch u zbeh nga një moment i rëndë në pjesën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në Vancouver, kur Kone pësoi një thyerje të tmerrshme të këmbës.
Mesfushori kanadez u largua nga fusha me barelë pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Assim Madibo. Pas rishikimit të incidentit me VAR, gjyqtari e ndëshkoi lojtarin e Katarit me karton të kuq, ndërsa më vonë ai kërkoi falje në dhomën e zhveshjes.
Edhe pse ende nuk është bërë publike një datë e saktë për rikthimin e Konés, raportet sugjerojnë se ai do të mungojë nga katër deri në pesë muaj.

Si pasojë e këtij dëmtimi, FIFA do të aktivizojë Programin e Mbrojtjes së Klubeve (FIFA Club Protection Programme), i cili mbulon kostot për lojtarët që pësojnë lëndime aksidentale gjatë angazhimeve me ekipet kombëtare.
Programi nuk përfshin sëmundjet apo shpenzimet mjekësore, por mbulon raste si sulmet në zemër, goditjet në tru, si dhe lëndimet që ndodhin gjatë ndeshjeve, stërvitjeve ose udhëtimeve zyrtare me kombëtaren, për sa kohë mungesa e lojtarit tejkalon 28 ditë.
Rasti i Kones i plotëson të gjitha kriteret, çka do të thotë se Sassuolo do të kompensohet për mungesën e një prej lojtarëve të tij në një pjesë të konsiderueshme të sezonit 2026/27.
Shuma e kompensimit llogaritet mbi bazën e pagës fikse të lojtarit, e cila raportohet të jetë rreth 26,500 euro në javë. Pa përfshirë bonuset, Kone fiton afërsisht 3,750 mijë euro në ditë.
Duke qenë se 28 ditët e para nuk llogariten në skemën e kompensimit dhe mungesa e tij pritet të zgjasë rreth 150 ditë, Sassuolo pritet të përfitojë afërsisht 560,000 mijë euro nga FIFA./Telegrafi/




































