eksperti-banner

FIFA ka dënuar Kroacinë, por jo edhe Kosovën.  Komisionet relevante të institucionit drejtues të futbollit botëror, e kanë dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë me 50 mijë franga zvicerane.

Ky vendim erdhi për shkak të brohoritjeve “Vritni serbët’, në ndeshjen Kosovë-Kroaci që u zhvillua në Shkodër.


Sipas mediumit serb, Kosova ka shpëtuar pa u dënuar, edhe pse thirrje të njëjta janë bërë edhe nga një grup i tifozëve kosovarë.

Në Serbi, ky dënim nga FIFA po konsiderohet si shumë i butë.

Ndërkohë, dy ekipet po përgatiten për ndeshjet e radhës më 12 nëntor, kur Kosova luan në udhëtim te Turqia ndërsa Kroacia pret Islandën. /olle/

kos1

telegrafi sport app