LAJMI I FUNDIT:

Fiennes del në mbrojtje të J.K. Rowling, pasi autorja është kritikuar lidhur me pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore

Fiennes del në mbrojtje të J.K. Rowling, pasi autorja është kritikuar lidhur me pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore
(Foto: Getty Images)

Aktori Ralph Fiennes ka dënuar sulmet e drejtuara ndaj autores së “Harry Potter”, J.K. Rowling, për pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore.

Në një intervistë me New York Times, aktori që luajti Lord Voldemort në serinë e filmave të “Harry Potter” kritikoi kulturën në zhvillim të anulimit dhe tha se “abuzimi i neveritshëm është drejtuar” ndaj autores së mirënjohur.


“Rowling shkroi të gjithë këta libra të mrekullueshëm për fuqizimin, për fëmijët që e gjejnë veten si qenie njerëzore. Ka të bëjë me mënyrën se si bëheni një qenie njerëzore më e mirë, më e fortë, më e orientuar moralisht. Abuzimi verbal i drejtuar ndaj saj është i tmerrshëm”, ka deklaruar aktori.

(Foto: Getty Images)

Në vitet e mëparshme, shkrimtarja provokoi reagimin e një pjese të publikut liberal me mendimin se, megjithëse mbështet të drejtat e personave transgjinorë, ajo beson se gjinitë ekzistojnë, pavarësisht pikëpamjeve gjithnjë e më të theksuara në Perëndim se ato janë vetëm konstruksione sociale.

“Unë mund ta kuptoj zemërimin për atë që thotë për gratë. Por, ajo nuk është një fashiste… Ajo është thjesht një grua që thotë: ‘Unë jam një grua dhe ndihem si një grua dhe dua të jem në gjendje të them se jam një grua’. Dhe e kuptoj se nga vjen ajo edhe pse nuk jam grua”, ka sqaruar Fiennes. /KP/

(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori