LAJMI I FUNDIT:

FFK reagon për gjendjen e fushës: Stadiumi nuk është pronë e jona, mund t’ia kthejmë menaxhimin komunës

FFK reagon për gjendjen e fushës: Stadiumi nuk është pronë e jona, mund t’ia kthejmë menaxhimin komunës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate, ka reaguar pas lajmeve mbi gjendjen e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në sfidën që Kosova e luajti ndaj Izraelit.

Ata thanë se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është pronë e tyre dhe se për këtë shkak ka pasur sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij.


“Gjendja e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael është tentuar të shfrytëzohet nga “dashamirët” për të vënë hije mbi fitoren e shkëlqyer, paraqitjen dhe angazhimin e pashoq të djemëve tanë dardanë”.

“Shumëkush nuk ngurroi që shigjetat për gjendjen e fushës t’i hedhë në një drejtim. Por, është e rëndësishme të theksohet se ky stadium nuk është pronë e FFK-së dhe kjo ka sjellë sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij”, thuhej fillimisht në komunikatën e FFK-së.

Tutje, ata thanë se stadiumin e kanë marrë nën menaxhim në kushte të mjerueshme duke thënë se Komuna nuk i ka paguar punëtorët të cilët janë të angazhuar për mirëmbajtjen e terrenit.

“FFK e ka marrë nën menaxhim stadiumin në kushte të mjerueshme, atëherë kur askush as nga institucionet e as nga organizatat sportive nuk ka pasur as vullnet e as gatishmëri për të marrë nën menaxhim këtë impiant sportiv. Jemi të vetëdijshëm se në situata të tilla më e lehta është hedhja e fajit tek tjetri, por nuk duhet harruar faktin se në çfarë gjendje është marrë stadiumi”.

“Punëtorët aty kanë qenë të angazhuar nga komuna, por nuk janë paguar me muaj të tërë përderisa FFK ka vendosur ta marrë përgjegjësinë edhe për pjesën e punëtorëve të angazhuar”.

FFK-ja tha gjithashtu se nuk kanë pranuar asnjëherë ndonjë subvencion për mirëmbajtjen e fushës nga institucionet si dhe u shprehën të gatshëm për t’ia kthyer menaxhimin komunës nëse neglizhenca e institucioneve vazhdon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori