LAJMI I FUNDIT:

FFK pritet të kërkojë rilicencim të stadiumit “Adem Jashari”

FFK pritet të kërkojë rilicencim të stadiumit “Adem Jashari”

Kryetari Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

FFK ka lëshuar disa komunikata ku ka treguar për vizitat e bëra të kryetarit në dy stadiumet kryesore në Kosovës.


Sipas kësaj kumtese, FFK zbulon se do të kërkojnë ri-licencimin e stadiumi “Fadil Vokrri” dhe aty të luhen disa ndeshje të ekipeve për arenën ndërkombëtare, por edhe të ekipeve të moshave dhe femrave.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri” 
Lexo po ashtu Kryetari i FFK-së, Agim Ademi vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri” 

“Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, i cili i takon kategorisë së dytë dhe ky mund të zhvillohen ndeshjet e klubeve tona në arenën evropiane, si dhe ekipet e kombëtareve të kategorive të reja dhe të femrave është mirëmbajtur dhe aktualisht është në gjendje të mirë, ndonëse MKRS e ka shpallur dhe e ka përfunduar tenderin për rinovimin e tërësishëm të tij me qëllim të ngritjes në nivelin e kategorisë së 4-të të UEFA-s, që do të ishte stadium alternativ për ekipin Kombëtar”.

“Ndonëse nuk dihet se kur do të fillojë rinovimi i këtij stadiumi, duke pasur parasysh se kjo është çështje e MKRS-së, FFK e sheh si mundësi që ta kërkojë ri-licencimin e këtij stadiumi nga Komisioni i UEFA-s, në mënyrë që ai të shfrytëzohet për ndeshjet para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve, ku me shumë mundësi FFK prapë do të jetë organizatore e ndeshjeve të grupit”.

“Gjithsesi në javët në vazhdim pas kalimit të situatës së pandemisë do të shqyrtohen mundësitë nëse do të kërkohet rilicencimi nga UEFA apo do të fillojë realizimi  i projektit të MKRS-së për rinovimin e tërësishëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori