LAJMI I FUNDIT:

FFK: Drejtat televizive për Superligën e Kosovës i ka fituar “Art Motion & Klan Kosova”, ofruan 380 mijë euro

FFK: Drejtat televizive për Superligën e Kosovës i ka fituar “Art Motion & Klan Kosova”, ofruan 380 mijë euro

Drejtat televizive për Superligën e Kosovës i ka fituar “Art Motion & Klan Kosova”, pasi këta të fundin ofruan 380 mijë euro.

Ka qenë Komiteti Ekzekutiv i FFK-së që e ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ofertave për të Drejtat Televizive të Superligës.

FFK ka njoftuar me një komunikatë për media, ku i ka falënderuar edhe ofertuesit e tjerë, ndërsa ka pas edhe reagime, sidomos nga Digitalb që ishte transmetues për tri vitet e fundit.


“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ofertave për të Drejtat Televizive të Superligës për lidhje të kontratës me ofertuesin më të suksesshëm dhe çmimin më të lartë – ofertuesin “Art Motion & Klan Kosova” nga Prishtina”.

“Komisioni ad hoc për Shqyrtimin e Ofertave për të Drejtat Televizive të Superligës së Kosovës në futboll i formuar nga ana e Këshillit për Çështje Emergjente dhe aprovuar nga Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, konform autorizimeve të marra nga KE dhe pas hapjes se ofertave ka gjetur se dy ofertues i kishin plotësuar kriteret për shqyrtim të ofertës së tyre, “Kujtesa&T7” dhe “Art Motion&Klan Kosova”, derisa ofertuesi i tretë “Nimi-Tv” është eliminuar, pasi nuk i ka plotësuar kushtet esenciale sipas ftesës për ofertë”.

“Duke marrë për bazë përshtatshmërinë juridike, profesionale, teknike dhe financiare si dhe çmimin më të lartë të ofruar, Komisioni ka gjetur që ofertuesi “Art Motion & Klan Kosova” i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara me ftesën për ofertë dhe ka ofruar çmimin më të lartë prej 380.000 euro. Prandaj, Komisioni i ka rekomanduar KE të FFK-së për lidhje të kontratës me këtë ofertues”.

“Ndërkohë, KE me unanimitet e ka miratuar rekomandimin e Komisionit, duke e shpallur fituese të të drejtave televizive të Superligës ofertuesin “Art Motion – Klan Kosova” dhe i njëjti do t’i marrë këto të drejta pas nënshkrimit të kontratës”.

“Njëherësh KE i FFK-së ka falënderuar edhe ofertuesin tjetër “Kujtesa & T7” për interesimin dhe ofertën e bërë që gjithashtu ishte mjaft serioze por që e kishte çmimin më të vogël se ofertuesi i suksesshëm”.

“Vlen të theksohet se sivjet për dallim nga vitet e kaluara KE i FFK-së ka vlerësuar se është shënuar ngritje e konsiderueshme e çmimit të shitjes së të drejtave televizive. Kjo është e mirëseardhur për klubet, pasi e gjithë shuma e kësaj kontrate do t’i ndahet 10 klubeve të Superligës, të cilat këtë vit do të kenë të ardhura dukshëm më të mira nga të drejtat televizive se sa në vitet paraprake”, thuhet në komunikatën e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori