Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, janë takuar sonte në mbrëmje me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, drejtori i DSK-së, Ibër Alaj dhe stafi i mjekëve të Kombëtares së Kosovës.
“Gjatë këtij takimi konsultativ u bisedua për fazat transitive të hapjes së aktiviteteve sportive, me theks të veçantë të rikthimit të futbollit. Në këtë takim u diskutua rëndësia e mbrojtjes së shëndetit publik, sikundërse u tha se edhe vetë sporti, ndër të tjera, në thelb ka vitalitetin e shëndetit trupor”.
“Presidenti i FFK-së, Agim Ademi shprehu nevojën që futbolli të kthehet sa më parë, duke pasur parasysh afatet që i ka paraqitur UEFA për federatat e saj anëtare për mbylljen e këtij edicioni garues, normalisht nëse për këtë siç tha ekzistojnë mundësitë dhe duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke i respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse në stadiume”.
“Me këtë rast, presidenti Ademi para ministrit Vitia paraqiti masat që ka paraparë FFK-ja për stërvitjet dhe ndeshjet e futbollit, në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithë pjesëmarrësve”.
“Ndërsa, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia pasi i falënderoi për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe të pandemisë, i siguroi drejtuesit e FFK-së dhe të sportit se nga ana e institucioneve po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura që gradualisht të rifillojnë edhe aktivitetet sportive, konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”.
“Të gjitha palët u pajtuan që në ditët në vazhdim të mbahen edhe takime tjera, në mënyrë që sa më parë të merret vendimi për datën se kur futbollistët do të mund t’i rikthehen stërvitjeve e më pas edhe ndeshjeve të kampionatit”, thuhet në njoftim e FFK-së.
Në fund të takimit presidenti Ademi për punën e madhe që ka bërë Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë ia ndau këtij institucioni një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si mund të ndikojë vendimi i gjykatës pro Cristiano Ronaldos në të ardhmen e Max Allegrit në Juventus
“Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej” – Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier
Maurizio Sarri drejt Ligës Premier, merr me vete dy yje të Serie A
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi