LAJMI I FUNDIT:

Festivali ‘Sunny Hill 2020’ shtyhet për vitin e ardhshëm

Festivali ‘Sunny Hill 2020’ shtyhet për vitin e ardhshëm
Sunny Hill Festival (Foto: Facebook)

Sikurse edhe shumë ngjarje kulturore, festivale, e koncerte edhe “Sunny Hill” është shtyrë për vitin 2021.

Kjo, për shkak të sigurisë së popullsisë në mes të kësaj krize globale, e cila rrezikon shëndetin nëse qëndrohet në grupe.


Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Facebook, ku faqja zyrtare e këtij festivali ka njoftuar se festivali nuk do të mbahet këtë vit.

“Me keqardhje ju informojmë se ‘Sunny Hill Festival 2020’ nuk do të zhvillohet këtë gusht, për shkak të krizës globale të shkaktuar nga COVID-19. Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit tonë, partnerëve, artistëve tanë, miqve dhe komuniteteve të përgjithshme të festivalit është më shumë rëndësi për të gjithë ne”, thuhet në njoftim.

Në po të njëjtin njoftim, ekipi i festivalit paralajmëruan shumë gjëra të mëdha në vitin 2021.

“Tashmë ne mezi presim të takohemi përsëri në gusht të vitit 2021 me shumë gjëra të mëdha që na presin përpara. Vendndodhja e re, formimi më i mirë i artistëve, fushat më të mëdha dhe zonat ftohëse, amfiteatri i ri natyror, janë vetëm disa prej tyre”, thuhet më tej.

“Ndërsa jemi të trishtuar që nuk e festojmë së bashku këtë verë, nuk mund të presim që të takohemi përsëri në 2021”, ka theksuar ekipi i festivalit.

Në fund ata nuk harruan të bëjnë thirrje për të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten në kohë të kësaj pandemie globale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori