LAJMI I FUNDIT:

Festivali i parë i artit ndriçues në Shkup

Festivali i parë i artit ndriçues në Shkup

Në Çarshinë e vjetër të Shkupit më 6 tetor të këtij viti do të mbahet festivali i parë i artit ndriçues. Për atë qëllim Qendra e Kongresit “Aleksandri Madh” (Salla universale) Shkup u bën thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë në thirrjen e hapur publike e cila do të zgjasë deri në datën 20 të këtij muaji.

Në festival mund të marrin pjesë autorë nga vendi dhe vendet e huaja, të cilët krijojnë në sferën e artit ndriçues, instalimet ndriçuese, video art teknologjinë si dhe artistë/autorë të cilët e shfrytëzojnë dritën si mënyrë e shprehjes vizuale dhe artistike.


Të interesuarit mund të aplikojnë për përkrahje produktive-financiare të tërësishme ose të pjesshme, indivuduale ose në partneritet me institucione kombëtare, publike, private ose të pavarura nga fusha e kulturës, shkencës ose teknologjisë.

Në aplikim kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: titull, përshkrim detajor, skica, koncept të propozim-projektit, projekt disenj, program me propozim financiar konstruktiv, fotografi ose video të veprave përderisa janë ekspozuar paraprakisht, pajisje e nevojshme për realizimin e veprës, portfolio profesionale dhe biografi e shkurtër.

Për marrjen e përkrahjes financiare, përveç aplikimit, personat e interesuar fizik dhe juridik duhet të aplikojnë me koncept inventiv artistik-ndriçues, si dhe të kenë së paku tre projekte të realizuara nga fusha e artit ndriçues ose industritë kreative.