LAJMI I FUNDIT:

Festivali “Moving City” rikthehet me Sven Väth në qendër të Tiranës

Festivali “Moving City” rikthehet me Sven Väth në qendër të Tiranës

Pas edicionit të parë që pushtoi krejt Tiranën me SOLOMUN, Festivali “Moving City” rikthehet përseri me më shumë zjarr dhe intensitet për ta lëkundur përsëri qendrën e Tiranës. Kësaj radhe, me asnjë tjetër veç SVEN VATH, një propagandues i vërtetë i tingujve, një krijues i lëvizjeve, dhe një ikonë e kulturës bashkëkohore. Energjia e tij do t’i shtojë frymën e re Festivalit “Moving City” që rikthehet në Shqipëri për të krijuar një eksperiencë të jashtëzakonshme!

Për vitin e dytë radhazi, sheshi “Skënderbej” do të transportohet në një dimension tjetër me fuqinë e pashembullt të Sven Väth-it. Kjo do të jetë pa dyshim një natë e paharrueshme që do të mbyllë verën me emocione që do të jetojnë gjatë në kujtesën tonë, ashtu siç ndodhi në edicionin e dytë të Festivalit UNUM në vitin 2021.

Siç është e ditur, në botën e muzikës elektronike ekziston vetëm një Sven Väth, maestro i ritmeve dhe një legjendë e vërtetë e skenës së muzikës elektronike.Për dekada të tëra, ai ka shkelur kufijtë e muzikës elektronike dhe ka lënë gjurmë të pakrahasueshme në industri.


Festivali “Moving City” është një iniciativë që synon të bashkojë më të mirët e skenës së muzikës elektronike ndërkombëtare dhe lokale, duke sjellë kulturën dhe popullin e çdo qyteti bashkë. Këtë vit, bashkohemi me Sven Väth, Gianni Callipari dhe All Shadow për të jetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të na çojë në një udhëtim të papërshkrueshëm.

Biletat tashmë janë në shitje dhe mund ti gjeni në këtë LINK.

Shihemi më 23 Shtator, 2023 në qendër të Tiranës – PARKU EUROPA, nga ora 18:00.

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori