LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Filmit për të Rinj i hapur për aplikime

Festivali i Filmit për të Rinj i hapur për aplikime

Është bërë hapja zyrtare e edicionit të dytë të festivalit të filmit për të rinj, thirrje kjo për të rinjtë e Kosovës nga mosha 16 deri në 30 vjeç që të shfaqin potencialin e tyre ne fushën e filmit.

Organizatorët e festivalit u shprehën se janë të kënaqur me suksesin e këtij festivali duke qenë se është viti i dytë i realizimit dhe interesimi per pjesëmarrje ka qenë shumë i madh.


Aplikimi për të gjithë të interesuarit është i hapur dhe do të zgjasë deri më 1 dhjetor 2016, ndërsa këtë vit, pjesëmarrësit kanë më shumë hapësirë inspirimi duke qenë se vet temat mbulojnë me shumë fusha. Temat për këtë vit janë:

1.Fuqizimi i të rinjve

2.Gratë në biznes

3.Teknologjia, mjedisi dhe shoqëria

Qëllimi i Festivalit të Filmit për të rinj nuk është vetëm mundësia për të rinjt që t’i shfaqin filmat dhe idetë e tyre, ideja e festivalit shkon përtej ekspozimit profesional të të rinjve ku përmes këtyre filmave ata të përçojnë mesazh për rininë dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi.

unnamed

Organizatorët u shprehën se promovimi nuk do të kufizojë zhanrin e filmave që do të pranohen, krijimtaritë mund të jenë individuale apo grupore, e rëndësishme është që këta të rinj të kenë një çasje pozitive ndaj temave të ofruara.

Gjatë kësaj kohe deri më 1 dhjetor, Youth Film Fest do të orgnizojë trajnime për të gjithë pjesëmarrësit, me producentë, regjisorë, fotografë dhe njohës të filmit dhe regjisë në mënyrë që ata të njihen më afër rreth botës së filmit, nga ana e profesionistëve më në zë të fushës.

Në fund, për tre vendet e para do të ndahen çmime, vende këto të cilat do të vlerësohen nga juria profesioniste e festivalit. Të gjithë pjesëmarrësit potencial mjafton të jenë mes moshës 16 dhe 30 vjeç, të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe të kenë ide dhe vullnet për të bërë një film të shkurtër në mënyrë që të jenë pjesëmarrës në këtë festival. Amator apo aktor profesionist, për ne ajo që ka më së shumti rëndësi është talenti i shfaqur, mesazhi i përçuar, i cili duhet të jetë i lidhur me njërën prej tre temave të cekura më lart.

Youth Film Fest 2016, ka filluar në vitin 2015 si nismë e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në partneritet me Innovation Centre Kosovo (ICK).

Apliko KËTU

unnamed (1)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori