'Ferri' që Bayern Munich po përgatit për të pritur Real Madridin

Bayern Munich pret Real Madridin në "Allianz Arena", në një mbrëmje që pritet të jetë epike. Sipas Bild, klubi bavarez dhe tifozët e tij po përgatisin një atmosferë “shurdhuese”, me synimin që presioni të ndihet që para se të nisë ndeshja.
Masa e parë është e thjeshtë, por efektive: të gjithë tifozët pritet të vishen me të kuqe, për të krijuar një “det” të kuq në tribuna dhe për t’i dhënë Allianz Arenas pamjen e netëve më të mëdha evropiane. Për këtë arsye, ata janë ftuar të mbërrijnë në stadium më herët se zakonisht.
Po ashtu, dyert e stadiumit do të hapen herët, ndërsa sektori i tifozëve të Bayernit pritet të nisë brohoritjet rreth 45 minuta para fillimit, me qëllim që atmosfera të jetë intensive edhe gjatë nxehmjes dhe të ndikojë si te vendasit, ashtu edhe te mysafirët.
Hey, Joshua 👋 pic.twitter.com/0jGeviNrpJ
— FC Bayern (@FCBayernEN) April 15, 2026
Si kulm i gjithë organizimit, në sektorin e ultrasve pritet të shpaloset edhe një koreografi e madhe, tipike për netët e mëdha të Ligës së Kampionëve.
Në Mynih synimi është i qartë: që Real Madridi të përballet me një “ferr” në tribuna, para se të përballet me Bayern-in në fushë. /Telegrafi./






















































