Fero është duke e finalizuar videoklipin e ri muzikor, të cilin do ta lansojë gjatë kësaj jave.

Reperi i ka shpërndarë disa fotografi në Instagram nga xhirimet e videos së re muzikore duke i njoftuar fansat e tij se çfarë të presin.

Në ndërkohë, ai e ka bërë të ditur edhe ditën dhe kohën kur do të jetë i gatshëm klipi dhe fansat e tij do të mund ta dëgjojnë këngën dhe ta shikojnë videon.

Në bazë të njoftimit, videoklipi i ri do të lansohet ditën e enjte vonë natën, saktësisht në orën 23:59.

Ky projekt do të vijë pas realizimit të këngës “Habibi” që u publikua më 19 dhjetor dhe numëron mbi 1.3 milion shikime në YouTube. /Telegrafi/