LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj fiton derbin e qytetit në hendboll ndaj Kastriotit

Ferizaj fiton derbin e qytetit në hendboll ndaj Kastriotit
(Foto: kosovahandball.info)

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, ka përfunduar 23-21 në të mirë të kampionit aktual, Ferizajt.

Pas pjesës së parë epërsia për Ferizajn ishte edhe më thellë, 14-9. Bjondina Ramabaja udhëhoqi Ferizajn me 8 gola. Mimoza Sefedini shtoi 6 gola për Ferizajn.


Ndërkohë, Adriana Salihu ishte më efikasja te Kastrioti me shtatë gola. Pesë gola i realizoi Puhiza Gashi.

Me fitore, Ferizaj e ka zhvendosur Kastriotin në vendin e pestë. Tani Ferizaj është i katërti me 22 pikë kurse Kastrioti ka një më pak.

Lideri, Istogu ka shënuar edhe fitoren e 16-të rresht derisa befasi nuk ka lejuar as Vushtrria. Istogu e mposhti KEK-un, kurse Vushtrria fitoi ndaj Dritës. Ndeshjen mes Shqiponjës dhe Samadrexhës e ka fituar skuadra gjakovare me 42-37.

Nesër janë ndeshjet Vëllaznimi – Prishtina dhe Vjosa – Jusuf Gërvalla.

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori