LAJMI I FUNDIT:

Ferguson rikthehet te Manchester United

Ferguson rikthehet te Manchester United

Sir Alex Ferguson po kthehet në Manchester United në një rol vendimmarrës për herë të parë që nga pensionimi si trajner, raporton Daily Mail.

Strategu legjendar, i cili ka vepruar si drejtor joekzekutiv që nga viti 2013, do të jetë pjesë e një grupi që përfshin ish-drejtorin gjeneral David Gill, kapitenin ikonik të United, Bryan Robson dhe drejtorin aktual të futbollit John Murtough, i cili do të këshillojë Richard Arnold për një gamë të gjerë, duke rritur ndikimin e tij në Old Trafford.


Ferguson po synon ta këshillojë Unitedin se cilët lojtarë t’i transferojë, të ndihmojë Erik ten Hagen në krijimin e strategjive të reja dhe të rikthehen në majat e futbollit botëror.

Ronaldo diskuton me Fergusonin për të ardhmen te Unitedi
Lexo po ashtu Ronaldo diskuton me Fergusonin për të ardhmen te Unitedi

Skocezi është trajneri më i trofeshëm në histori të Manchester United dhe pas largimit të tij, klubi nuk ka arritur asnjëherë ta fitojë Ligën Premier.

Për më shumë, ata nuk kanë sfiduar as për Ligën e Kampionëve, derisa në edicionin e ri do të luajnë në Ligën e Evropës.

Kështu, Djajtë e Kuq i kanë dhënë një rol drejtues Fergusonit, duke synuar që në edicionin 2022/23 të rikthehen në Ligën e Kampionëve dhe të sfidojnë për ndonjë trofe. /Telegrafi/