Sir Alex e fitoi çmimin pasi udhëhoqi Manchester United drejt titullit të 20-të në ligë dhe të 13-tit të tij personal të Ligës Premier. Bosi i United është emëruar Menaxher i Sezonit për të 11-tën herë rekorde, pasi e fitoi atë për të parën herë në vitin 1993.

Ndërkohë, për mesfushorin Bale, çmimi është i katërti i tij individual këtë sezon. Ylli i Tottenhamit fitoi edhe çmimin PFA Lojtari dhe Lojtari i Ri i Vitit, para se të marrë edhe çmimin kryesor si Futbollisti i Vitit nga Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit.


Uellsiani 23-vjeçar ka shënuar 20 gola në 33 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, duke u bërë lojtari i parë në histori të Tottenhamit që e fiton çmimin Lojtari i Vitit. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app