LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni i TikTok-ut Addison Rae – 19 vjeçarja blogere që fiton miliona, do të zhvillojë një diskutim virtual me nënën e saj në Spotify

Fenomeni i TikTok-ut Addison Rae – 19 vjeçarja blogere që fiton miliona, do të zhvillojë një diskutim virtual me nënën e saj në Spotify
Addison Rae (Foto: Rachel Murray/Getty Images/Guliver)

Addison Rae, një nga fenomenet e rrjetit social TikTok, është duke bashkë-organizuar një diskutim të ri me nënën e saj, Sheri Nicole, duke debutuar ekskluzivisht në Spotify.

Në diskutimin e përjavshëm të quajtur “Mama Knows Best”, dyshja do të sigurohen që të sjellin atë që premtohet të jetë “një pamje intime dhe autentike” në dinamikën e raporteve nënë e bijë dhe se si 19-vjeçarja e TikTok i drejtohet mamasë së saj për këshilla mbi: marrëdhëniet, miqtë dhe familjen.


Shfaqja është prodhuar nga studioja “Parcast”, të cilën Spotify e bleu vitin e kaluar. “Mama Knows Best” do të dalë premierë në Spotify duke filluar nga 20 korriku, me episodet e reja të publikuara çdo të hënë, shkruan Variety.

Addison Ray (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Addison Rae, e njohur për vallet koreografike dhe videot atraktive, ka mbi 50 milionë ndjekës në TikTok dhe është llogaria e dytë më e ndjekur në këtë aplikacion (pas Charli D’Amelio). Gjurma sociale e Rae shtrihet edhe me 23 milionë ndjekës në Instagram, 2.3 milionë abonentë në YouTube, dhe 2.9 milionë ndjekës në Twitter.

Sa nga miliona tifozë të Addison dhe Sheri do të mblidhen në Spotify për të dëgjuar diskutimin interesant nënë e bijë, kjo mbetet për t’u parë. Spotify ka qenë duke ndërtuar në mënyrë agresive portofolin e saj të diskutimit (podcast), me ‘podcast’-in e ri të Michelle Obamës që do të publikohet më 29 korrik dhe shfaqja popullore e Joe Rogan, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në Spotify në vitin 2020.

Rae është anëtar i Shtëpisë Kolektive të rrjetit social TikTok me qendër në Los Angeles. Ajo është bërë e famshme për postimet e saj krahas emrave të njohur si Karlie Kloss dhe Jason Derulo. Influencuesja gjithashtu ka një linjë të veshjeve markën “Fanjoy” dhe punon me markat e njohur, përfshirë: “American Eagle”, “Reebok” dhe “L’Oreal”.

Rae (emri i plotë i së cilës është Addison Rae Easterling) u rrit në Luiziana dhe tani jeton në Los Angeles me nënën e saj, Sheri Easterling; babain, Monty Lopez; dhe dy vëllezër më të vegjël. Të hyrat vjetore të saj mendohet të jenë rreth dy milionë dollarë (1.7 milion euro).

Studioja “Parcast” u themelua në vitin 2016 nga Max Cutler (djali i prodhuesit të radios Ron Cutler). Studiot prodhojnë diskutime të ndryshme virtuale lidhur me tema të ndryshme. /Telegrafi/

Addison Rae (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori