LAJMI I FUNDIT:

Femrat shpenzojnë mesatarisht katër muaj të jetës duke vendosur çfarë të veshin

Femrat shpenzojnë mesatarisht katër muaj të jetës duke vendosur çfarë të veshin

Mesatarisht gratë shpenzojnë rreth katër muaj gjatë jetës së tyre duke menduar se çfarë të veshin në punë.

Pra, mesatarisht çdo ditë gratë i shpenzojnë 14 minuta duke bërë zgjedhjen e rrobave, e cila është ekuivalente me dy ditë e gjysmë në vit, transmeton Telegrafi.

Nëse themi se karriera e një gruaje zgjat 47 vite, atëherë ajo i shpenzon 119 ditë pranë dollapit të rrobave.

Më shumë se 30 për qind e grave pohojnë se ndiejnë presion të duken në një mënyrë të caktuar në punë – dhe 76 për qind prej tyre vazhdimisht e kanë vështirë të zgjedhin se çfarë është e “përshtatshme” për ta veshur.

David Cliff, i cili është marrë me këtë studim, thotë se hulumtimet sugjerojnë që kodet e ndryshme të veshjes në vende të punës kanë shpirë që shumë punëtorë të brengosen se çfarë veshin.

19 për qind e grave e kanë fajësuar kulturën e kompanisë sa i përket kodit të veshjes, ndërsa 28 për qind e punëtoreve femra kanë pranuar komente të padëshiruara rreth dukjes së tyre në vend të punës – qoftë kjo për vathët, tatuazhet apo stilin e flokëve. /Telegrafi/