LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që hanë lëng të pemëve në mëngjes kanë 50% rrezik më të lartë të bëhen obezë

Fëmijët që hanë lëng të pemëve në mëngjes kanë 50% rrezik më të lartë të bëhen obezë

Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët që pinë lëng të pemëve në mëngjes, kanë një rrezik deri në 50% më të lartë të bëhen obezë.

Lëngjet që për një kohë të gjatë janë konsideruar opsione të shëndetshme, tani kanë filluar të bëhen shënjestër e kritikave për shkak të sasisë së lartë të sheqerit dhe efektet që mund t’i shkaktojnë në shëndetin e fëmijëve, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët i këshillojnë prindërit të mos mbështeten në supozimin se të gjitha lëngjet janë të shëndetshme dhe të kenë kujdes me çfarë ushqimesh e pijesh i ushqejnë fëmijët.

Studimi në fjalë, i cili është kryer nga Fakulteti i Mjekësisë në Vjenë, ka konstatuar se konsumimi i lëngut të mollës dhe portokallit për mëngjes janë deri në 50% më të rrezikuar të bëhen mbipeshë.

Studimi është publikuar në Kongresin Evropian për Obezitetin në Vjenë, ndërsa për këtë konstatim janë ekzaminuar 652 fëmijë të moshës 13 vjet. /Telegrafi/