LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët boshnjakë në ISIS, “bombë e kurdisur”

Fëmijët boshnjakë në ISIS, “bombë e kurdisur”

Mbi 80 fëmijë boshnjakë janë në territorin që kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak dhe mund të paraqesin rrezik të madh për sigurinë kur të kthehen, thuhet në një analizë.

Analiza e kryer nga Nisma Atlantike, me seli në Sarajevë, ka gjetur se numri i luftëtarëve meshkuj, i cili ka qenë 188 në periudhën trevjeçare deri në fund të vitit 2015, ka rënë në 91, pasi 47 persona janë kthyer në Bosnje dhe 50 kanë vdekur, transmeton rel.


Sipas analizës, më pak se gjysma e boshnjakëve në Siri në muajin prill kanë qenë të moshës ushtarake dhe atje kanë qenë edhe 52 gra dhe 80 fëmijë.

Disa fëmijë, të cilët kanë shkuar në rajon me familjet e tyre, u janë bashkuar njësiteve ushtarake të Shtetit Islamik, thuhet në analizë.

Sipas dëshmitarëve dhe mediave sociale, djem të moshës 13 ose 14 vjeç kalojnë nëpër trajnime ushtarake përpara se u bashkohen formacioneve luftarake.

Së paku një i mitur nga Bosnja është vrarë duke luftuar, thuhet në analizën që u bën thirrje autoriteteve boshnjake të parandalojnë dërgimin e fëmijëve në zona të konfliktit.

“Po shohim një brez krejtësisht të ri të fëmijëve që janë rritur në fushëbetejë ose pranë fushëbetejës”, tha Vllado Azinoviq, bashkautor i analizës.

Myslimanët boshnjakë janë grupi më i madh i luftëtarëve nga Ballkani Perëndimor që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Pas tyre vijnë ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori