LAJMI I FUNDIT:

FEMaktiv: Në zgjedhjet komunale barazia gjinore mbeti nën hije

FEMaktiv: Në zgjedhjet komunale barazia gjinore mbeti nën hije

Iniciativa FEMaktiv vlerëson se në zgjedhjet komunale të vitit 2017 barazia gjinore përsëri mbeti nën hije.

Sipas kësaj iniciative, e gjithë fushata zgjedhore ishte e dominuar nga burrat, ku barazia gjinore u përdor si një retorikë nga partitë politike.


“Në zgjedhjet komunale të vitit 2013 vetëm 9 nga 224 kandidat për kryetar të komunave ishin gra. Ndërsa, në këto zgjedhjet komunale të vitit 2017 vetëm 8 nga 204 kandidatë për kryetar të komunave ishin gra. Krahas shumë iniciativave që janë ndërmarrë nga shoqëria civile për arritje të barazisë gjinore, ato nuk janë reflektuar në realitet”, thuhet në vlerësimin e FEMaktiv.

Aty theksohet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me ardhjen e tij në pushtet kishte premtuar për promovimin e barazinë gjinore dhe përmirësimin e pozitës së gruas, veçanërisht në ekzekutiv, por se nga mbi 50 zëvendës ministra të emëruar deri më tani, brenda tyre janë vetëm dy gra.

“Gratë kanë mbetur tërësisht të neglizhuara. Prandaj, tradita patriarkale vazhdon, ashtu siç vazhdojnë edhe premtimet e kota të pushtetarëve për barazi gjinore. Kështu, legjitimiteti i pushteti vihet në dyshim, marrë parasysh se është pothuajse tërësisht i drejtuar nga burrat, e duke e anashkaluar gjysmën e popullsisë (gratë). Andaj, lufta për barazi nuk do të ndalet, derisa çështja e barazisë merret përnjëmend seriozisht. Së fundi, e gjithë historia na mëson që të drejtat nuk jepen, por ato merren”, thuhet në vlerësimin e FEMaktiv.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori