LAJMI I FUNDIT:

Fejohet djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn Beckham

Fejohet djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham thuhet se është fejuar me të dashurën e tij Nicola Peltz.

Fotografi, 21 vjeçar, me sa duket ka qenë duke i thënë miqve të tij se ai i propozoi gjysmës tjetër të tij, 25 vjeçare, dhe kjo është diçka që tashmë të gjithë e dinë në rrethin e tyre të afërt, shkruan DailyMail.

Një burim i brendshëm i tha The Mirror se prindërit e tij David, 45 vjeçar dhe Victoria, 46 vjeçare, kanë dhënë bekimin e tyre për martesën.

Ky burim i tha tabloidit: “Brooklyn u ka thënë miqve të tij në Los Angeles se ai dhe Nicola janë fejuar. Është bërë gjithçka e ditur tashmë mes miqve të tyre të afërt. Ata janë fejuar”.

Përfaqësuesit për media të familjes Beckham nuk pranuan të komentojnë ngjarjen për The Mirror.

Dyshja janë takuar mes vete për rreth nëntë muaj dhe Brooklyn më herët ka qenë në lidhje me aktoren Chloe Moretz dhe modelen Hana Cross, të dyja tani në moshën 23 vjeçare.

Çifti i sapo fejuar shpesh bëjnë dedikime dashurie për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Dyshja janë izoluar së bashku në Nju Jork gjatë pandemisë globale COVID-19.

Ky veprim gjithashtu raportohet se ka mbështetjen e prindërve të famshëm të Brooklyn, David dhe Victoria.

Burimi thoshte: “[Brooklyn] dhe Nicola janë më afër se kurrë dhe ata të dy janë të ngazëllyer për të çuar marrëdhëniet e tyre në një nivel tjetër duke ndarë të njëjtën shtëpi”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori