LAJMI I FUNDIT:

Federata turke e pamëshirshme me Galatasarayn dhe Fenerbahcen, nga Terim te Sas e Soldado – dënime shembullore pas zënkës së madhe

Federata turke e pamëshirshme me Galatasarayn dhe Fenerbahcen, nga Terim te Sas e Soldado – dënime shembullore pas zënkës së madhe

Derbi i zjarrtë i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahce javën e kaluar përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Verdh e kuqtë ishin në epërsi prej dy golave, mirëpo Fenerbahce u rikthye në lojë për ta barazuar në fund rezultatin.


E ky barazim nuk i pëlqeu lojtarëve vendas të cilët në fundin e ndeshjes filluan një zënkë të madhe me homologët e tyre mysafirë.

Në sherrin e madh që ndodhi në fund të ndeshjes u përfshi edhe trajneri Fatih Terim dhe ndihmësi i tij Hasan Sas.

Kësisoj Federata e Futbollit të Turqisë ka dhënë edhe dënimet për akterët e këtij sherri masiv.

Trajneri i kampionëve në fuqi, Fatih Terim është dënuar me shtatë ndeshje, ndërsa ndihmësi i tij Hasan Sas me tetë takime.

Në këto ndeshje që do të mungoj Terim e Sas, skuadrën do ta drejtoj Umit Davalla.

Ndërkohë dënime kanë marrë edhe tre futbollistët titullarë të Galatës që janë përfshirë në sherr.

Ryan Donk është dënuar me gjashtë ndeshjes, Papa Alioune Ndiaye me pesë takime dhe Garry Rodriguez me tri.

Te Fenerbahce janë dënuar vetëm dy futbollistë dhe nuk ka dënime për stafin.

Mesfushori brazilian Jailson është dënuar me tetë takime, ndërsa me po aq ndeshje është dënuar edhe sulmuesi spanjoll Roberto Soldado.

Ky është dënimi më i madh që është shqiptuar nga federata turke për dy klubet pas një zënke në fushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori