LAJMI I FUNDIT:

Federata Franceze e Futbollit nuk e njeh Galtierin si trajnerin e PSG-së

Federata Franceze e Futbollit nuk e njeh Galtierin si trajnerin e PSG-së

Christophe Galtier u emërua këtë verë në krye të Paris Saint-Germain në atë që mund të konsiderohet si aventura më e rëndësishme për trajnerin francez.

55-vjeçari i cili shpalli kampion Lille në vitin 2021, tashmë do të provojë suksesin vendas, por mbi të gjitha evropian me kryeqytetasit teksa ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Mirëpo, së fundmi L’Equipe ka bërë një zbulim të bujshëm ku theksohet se Federata Franceze e Futbollit nuk e njeh Galtierin si trajnerin e PSG.

Të gjitha lajmet nga PSG
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

Kjo për arsye se çdo trajner profesionist në Francë, duhet t’i nënshtrohet testimeve çdo tre vite për të vërtetuar aftësinë në profesion.

Kjo kohë ka kaluar për Galtier, megjithatë, siç nënvizon L’Equipe, tekniku i PSG ka nisur procedurat me Federatën për të gjetur një datë të lirë ku mund të testohet sërish për njohuritë e tij dhe të vazhdojë i qetë aventurën me parisienët.

Sakaq, PSG do të startojë mbrëmjen e së shtunës edicionin e ri të Ligue 1 ku përballet me Clermont në transfertë teksa pavarësisht telasheve të fundit, prezenca e Galtier në stol nuk është në dyshim dhe ish-strategu i Lilles do të jetë pranë futbollistëve për t’i drejtuar si normalisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori