LAJMI I FUNDIT:

FC Shkupi mbetet pa trajner, Cihad Arslan kthehet në Turqi

FC Shkupi mbetet pa trajner, Cihad Arslan kthehet në Turqi

Tekniku turk, Cihad Arslan nuk do të udhëheq FC Shkupin në sezonin në vijim. Palët kanë ndarë rrugët dhe trajneri Arslan është rikthyer në Turqi.

Vendimi është zyrtar dhe nga klubi i Shkupit kanë njoftuar se Arslan për shkaqe familjare lë pankinën në Çair dhe rikthehet në Turqi.


Nga skuadra bardheblu kanë falenderuar trajnerin turk për kontributin e dhënë deri tani, duke i uruar suksese në të ardhmen, ndërsa për zëvendësuesin e tij kanë shkruar se do të njoftojnë ditëve në vijim.

Njoftimi i i Shkupit:

Trajneri i deritanishëm, Cihat Arslan për shkak të çështjeve familjare ishte i detyruar që të kthehet në vendlindje që të jetë pranë familjes së tij.
Kryesia e klubit, futbollistët dhe i gjithë stafi falënderon trajnerin Arslan për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar gjitha të mirat dhe suksese të mëtejme.

Në ndërkohë kryesia e klubit tani më ka nisur bisedimet me disa trajnerë potencial për të zëvendësuar Arslan, e për çka do të jeni të informuar me kohë. /Telegrafi/