LAJMI I FUNDIT:

FC Prishtina thotë se është në pritje të gjyqit të CAS

FC Prishtina thotë se është në pritje të gjyqit të CAS

FC Prishtina ka paraqitur padi ndaj FFK-së në CAS të KOK-ut, ku kërkon të drejtën e saj për të luajtur në garat ndërkombëtare.

Si fitues të Kupës së Kosovës, FC Prishtina, do të duhej të luante nga raundi i dytë i play-offit të Ligës së Konferencës, por klubi nga kryeqyteti nuk është licencuar nga FFK, sipas tyre për shkak të borxheve ndaj palëve.


Prishtina nuk e ka pranuar këtë vendim dhe padinë e ka dërguar në KAS, nga ku pret që të mbahet gjyqi.

Sot (e enjte) gjatë ditës kishte lajme se padia e Prishtinës është refuzuar dhe se Dukagjini do të luajë në garat evropiane, ndërsa Drita do ta zë vendin e fituesve të Kupës së Kosovës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Prishtina do të ankohet në CAS, duan licencimin dhe daljen në garat evropiane
Lexo po ashtu Prishtina do të ankohet në CAS, duan licencimin dhe daljen në garat evropiane

Por, Prishtina ka reaguar duke mohuar lajmet dhe duke konfirmuar se ende nuk ka asnjë vendim, pasi nuk është mbajtur gjyqi.

“KAS-i ende nuk ka caktuar as gjyqtarët e procesit, pra nuk ka filluar ende implementimi i gjyqit dhe këtë gënjeshtër nuk mund të kuptojmë ndryshe vetëm se trysni ndaj gjyqit”.

“Po ashtu, iu bëjmë me dije se edhe organet e UEFA-së janë të njoftuara për procesin gjyqësor që do ta kemi”.

“FC Prishtina do të informoj opinionin në kohë reale për çdo vendim që do të merret”, thuhet në njoftimi e klubit më të trofeshëm kosovar.

Eroll Salihu: Padia e Prishtinës nuk është refuzuar, jemi në pritje të FFK-së

Në lidhje me padinë e Prishtinës në KAS ka folur edhe Eroll Salihu, i cilki është kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Kosovë.

Ai ka mohuar të ketë ndonjë vendim deri tani, pasi janë në pritje të FFK-së për t’iu përgjigjur padisë ndaj Prishtinës.

“Nuk ka ende asnjë vendim nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. FFK-ja ka afat prej 15 ditësh që ti përgjigjet padisë së Prishtinës. Pastaj, caktohet një gjyqtar nga FFK-ja dhe një nga Prishtina. Zgjidhet edhe kryetari dhe pastaj fillon procesi” ka thënë Eroll Salihu për RTV Dukagjini.

Ndryshe, Prishtina po kërkon licencimin për garat evropiane në KAS pas dy përgjigjeve negative që ka marr nga Komisioni për Licencim për garat evropiane dhe Komisioni i Ankesave i FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori