LAJMI I FUNDIT:

Fazlija flet pas humbjes me Rusinë: Niveli i kundërshtareve më lartë

Fazlija flet pas humbjes me Rusinë: Niveli i kundërshtareve më lartë

Përzgjedhësja e Kosovës për femra, Afërdita Fazlija ka folur pas ndeshjes me Rusinë, ku humbën 5-0.

Fazlija ka thëne se është vërejtur niveli i ruseve që ishte më i lartë se i Kosovës.

“Realisht u pa që Rusia është nivel më i lartë se ne. Megjithatë mund ta konsiderojmë edhe si një ditë të pafat. Morëm gol në minutën e parë nga një aksion i paqenë”.

“E njëjta situatë ndodhi edhe te goli i dytë. Është problem kur ke përballë një kundërshtar që ka nivel më të lartë dhe ta nisësh ndeshjen me një gol. Kjo na ndodhi neve”.

“Lojtaret u përpoqën të bëjnë diçka në vazhdim, por për çudi disa pika të forta që i kemi sonte dështuan. Me një fjalë morëm gola nga asgjëja. Përkundër që edhe në disa periudha edhe ne krijuam raste, u pa që përvoja e bënë të veten dhe neve si ekip i ri na mbetet të vazhdojmë të punojmë shumë”.

“Nuk mendoj që loja ishte për t’i pësuar pesë gola, por ja që në futboll ndodh kjo. Gjithsesi, duhet ta kuptojmë se kjo është rruga e kombëtareve të vogla, këto janë sfidat që duhet t’i kalojmë. Tash na mbetet që të mobilizohemi për ndeshjen me Slloveninë dhe të japim më të mirën tonë”, ka thënë Fazlija.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 10 mars kundër Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rusia tani ngjitet në pozitën e dytë më 9 pikë, derisa Kosova mbetet e katërta me 6 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori