LAJMI I FUNDIT:

FaZe dhe BIG do të përballen në finalen e madhe të turneut Roobet Cup CS:GO

FaZe dhe BIG do të përballen në finalen e madhe të turneut Roobet Cup CS:GO
(Foto: HLTV)

Pas shumë ndeshjeve interesante, më në fund janë mësuar dy ekipet të cilat do të garojnë për çmimin e vendit të parë prej 150.000 dollarë.

FaZe mposhti ekipin Astralis në ndeshjen gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të siguruar vendin për në finale.


Ndërsa ekipi BIG e befasoi ekipin Cloud9, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku në vend të ‘faveN’ për ekipin BIG luajti, lojtari i akademisë ‘k1to’.

Ndeshja finale ndërmjet FaZe dhe BIG do të zhvillohet nesër (e enjte) duke filluar nga ora 19:00 në formatin ‘Bo3’, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Roobet Cup në platformën Twitch.

Favorit për ta fituar ndeshjen është ekipi FaZe, të cilët renditen në vendin e parë në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi BIG renditet në vendin e 11-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori