LAJMI I FUNDIT:

Favoritët regjistrojnë fitore në Ligën e Parë në basketboll

Favoritët regjistrojnë fitore në Ligën e Parë në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Është zhvilluar edhe xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Meshkujve në basketboll, ku kishte takime interesante.

AS Prishtina po dëshmon se e dëshiron vendin e parë dhe këtë xhiro ka shënuar fitore ndaj Prishtina e Re me rezultat 76-111. AS Prishtina ka dy fitore, kurse Prishtina e Re dy humbje.

Fitoren e dytë e ka realizuar Marigona Hill Prishtina, që ka mundur Lipjanin 90-66 (26:17, 15:20, 25:18, 24:11). Përderisa kjo ishte fitorja e dytë për Marigona Hill Prishtinën, për Lipjanin ishte humbja e dytë.

Një tjetër kandidate për vendin e parë, RC Cola Drita ka shënuar fitore ndaj New Basket me rezultat 72-67 (20:17, 15:17, 22:19, 15:14). Gjilanasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse New Basket dy humbje nga po aq ndeshje.

Feronikeli që edicionin e kaluar ka garuar në Superligë ka shënuar fitore ndaj Megasport 87-72 (23:10, 18:22, 16:15, 30:25). Nikli regjistroi fitoren e parë, kurse Megasport ka një fitore dhe një humbje.

Fitoren e parë e ka realizuar edhe Istogu, që ka mundur Vushtrrinë me rezultat 70-58 (8:13, 26:16, 13:20, 23:9). Për istogasit kjo ishte fitorja e parë, kurse humbja e parë për Vushtrrinë që ka edhe një fitore.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori