LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Limaj paraqitet në prokurori – dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë

Fatmir Limaj paraqitet në prokurori – dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë

Fatmir Limaj, ka hyrë në sallën ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, për vrasjen e dy shqiptarëve.

Limaj, aty do të përgjigjet për një rast të ri të krimeve të luftës. Po dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në rajonin e Malishevës.

Fatmir Limaj, i njohur si komandant Çeliku, dyshohet se ka dorë në ekzekutimin pa gjyq të Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja. Aso kohe Limaj ishte komandant i zonës.

Në këtë cilësi është ftuar që të enjten të merret në pyetje në Prokurorinë Speciale në cilësinë e të dyshuarit.