LAJMI I FUNDIT:

Fatjeta Barbullushi – shkodranja e muzikës universale, këngët e së cilës lanë gjurmë ndër vite

Fatjeta Barbullushi – shkodranja e muzikës universale, këngët e së cilës lanë gjurmë ndër vite

Ajo është një prej këngëtareve më të njohura shkodrane. Ndonëse prej dekadash jeton në Zvicër, zëri i saj nuk u mungoi asnjëherë atyre që e pëlqyen muzikën e saj të mirëfilltë, pasi u gjend gjithmonë pranë publikut pavarësisht vendit ku jeton. Këngëtarja Fetjeta Barbullushi numëron një sërë këngësh të suksesshme në karrierën e saj, njëra prej të cilëve veçohet pak më tepër pasi vazhdon edhe sot e kësaj dite të ketë intensitet të njëjtë dëgjimi.

Bëhet fjalë për hitin “Pash dy sytë”, një këngë tashmë e kënduar nga këngëtarë të shumtë dhe që është shndërruar në ‘cover’-in e preferuar të shumë prej emrave të estradës, por që versioni origjinal duket se mbetet i preferuari i publikut gjithmonë.


Fatjeta Barbullushi

Fatjeta vjen kësaj here në një intervistë për Telegrafin, për të na folur rreth jetës së saj në Zvicër, angazhimeve në muzikë dhe atë se çfarë ajo mendon për ripërpunimet që po i bëhen hitit të saj të pavdekshëm.

Fatjeta, kanë kaluar disa muaj nga projekti juaj i fundit muzikor “Mall”. Na trego pak sa u ndatë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge dhe çfarë po punoni aktualisht?

Në çdo prodhim timin jam munduar që muzika ime të mos jetë ajo që orientohet drejt suksesit të momentit por të jetë muzikë që të mbesë në kohë. Në rastin konkret është një kompozim që mbart në vete mallin e 20 viteve emigrim të miat dhe të çdo shqiptari. Ku ka ndjenja të forta si malli për atdheun dhe dëshira për t’u rikthyer te prehri i nanës, kënga i përket një tjetër dimensioni pritshmërie. Në lidhje me projektin e ri, do prononcohem ndoshta nga pranvera pasi momentalisht është në ndërtim e sipër.

Prej vitesh jeni shpërngulur dhe jetoni në Zvicër. Si është jeta juaj atje, me çfarë merreni?

Përveç projekteve muzikore, në vendin ku jetoj në Zvicër gjithashtu jam angazhuar në projekte të shoqatave të ndryshme jo fitimprurëse duke promovuar vlerat dhe duke siguruar mbështje të vendit tim edhe prej së largu.

Fatjeta Barbullushi (Foto: Fatjeta Barbullushi/Facebook)

Ju njohin më shumë si interpretuesen e hitit “Pash dy sytë”. Na thuaj sa e kënaqur je me arritjet e kësaj kënge, e cila sot e kësaj dite dëgjohet?

Unë njihem si Fatjeta, shkodranja e këngës së lehtë, popullore, jazz, e këngës “Mall” etj etj, dhe jo vetëm e “Pashe dy sytë” … por fakti që sot e 10 vjet kënga dëgjohet me të njëjtin intensitet, nuk më lë vend që unë të prononcohem për suksesin e saj.

“Pash dy sytë” është kthyer në këngën e parapëlqyer të shumë artistëve që ripërpunojnë këngë. Keni pasur mundësinë t’i dëgjoni ripërpunimet që janë bërë dhe nëse po cili iu ka pëlqyer më shumë?

Për shkak të angazhimeve të mia, i kam ndjek shkarazi disa, dhe si pasojë nuk mund të jap një vlerësim por nëpërmjet fansave të mi, jam informuar që këtë vit ka pasur riprodhime të shumta në numër. Asnjë version ‘cover’ deri më tani nuk më ka pëlqyer, nga ata që unë i kam dëgjuar. Kohët e fundit jam kontaktuar nga një bend studentësh të shkollës së muzikës në Shkup, të cilët kanë kërkuar aprovimin tim për realizimin e një versioni e shpresoj që kënga të sillet ndryshe nga çka kam dëgjuar deri tash.

I jeni përkushtuar studimeve në Zvicër. Cili do të jetë profesioni i ri i Fatjetës?

Pas administrimit shumëvjeçar të bizneseve familjare, së fundmi kam nisur studimet për edukimin dhe rritjen e fëmijëve. E vetëdijshme që duhet një zemër e madhe për të formuar në mënyrën e duhur mendje të vogla, thutë Neurda.

Sa shpesh vini në Shqipëri dhe sa kohë kaloni këtu kur vini?

Udhëtimet e mia në atdhe përfshijnë edhe aktivitetet njëkohësisht përveç pushimeve që i kaloj me familjen e miqtë e mi të ngushtë. Vij e organizohem aq herë sa më jepet mundësia.

Fatjeta Barbullushi (Foto: Fatjeta Barbullushi/Facebook)

Çfarë mendimi keni për tregun e muzikës në trevat shqiptare?

Në trevat shqiptare tregu i muzikës është i paformalizuar dhe i pavlerësuar. Favorizohet muzika komerciale, nuk ka politikë rregulluese, shkelet e drejta e autorit, por ajo që personalisht më shqetëson është fakti që brezit të ri po i trasmetohen shumë pak vlera.

Thënia juaj e jetës?

Nuk kam një shprehje apo moto të vetme në jetë, sepse në gjendje të ndryshme apo stade identifikohem me shprehje relative të frymzuara nga kauza për të cilën mund të gjendem duke mbështet.

Fatjeta Barbullushi (Foto: Fatjeta Barbullushi/Facebook)

Fatjeta, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Mesazhet e mia më të rëndësishme i përcjell në kangët e mia, prandaj ju ftoj të më ndjiqni edhe në vazhdim…/Telegrafi/

Fatjeta Barbullushi (Foto: Fatjeta Barbullushi/Facebook)

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori