LAJMI I FUNDIT:

Fansi i propozoi martesë në tapetin e kuq, Dua e refuzon duke qeshur

Fansi i propozoi martesë në tapetin e kuq, Dua e refuzon duke qeshur
Dua Lipa. Foto:Dave J Hogan/Dave J Hogan/Getty Images/Guliver

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, javë më parë pati një paraqitje të shkëlqyer në “NRJ Music Awards”.

Në po të njëjtin event, ajo u takua me shqiptaren tjetër të famshme, Bebe Rexha, me të cilën ka një raport shumë të mirë miqësor.


E veshur me një fustan bardhë e zi dhe me pupla, Dua arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve në këtë event, duke u komplimentuar për dukjen e saj.

Dua shkëlqeu me dukjen e saj në “NRJ Music Awards” (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Si në çdo event tjetër, në tapetin e kuq e kanë pritur këngëtaren Lipa shumë fansa, të cilët kur ajo afrohej, nuk hezitonin të bënin ndonjë video të shkurtër apo fotografi.

Për vetëm brenda një jave u paraqit në tri evente botërore dhe u takua me patriotet e saj – Bebe Rexha, “ura e vetme e miqësisë” mes Dua Lipës dhe Rita Orës
Lexo po ashtu Për vetëm brenda një jave u paraqit në tri evente botërore dhe u takua me patriotet e saj – Bebe Rexha, “ura e vetme e miqësisë” mes Dua Lipës dhe Rita Orës

Njëri prej tyre, ka shfrytëzuar rastin që kur Dua iu afrua, t’i bëjë asaj një propozim me martesë.

“Dua, dua të martohem me ty”, thotë ai, teksa këngëtarja shqiptare me të qeshura i përgjigjet “Haha, Jo”.

Mesa duket këngëtarja shqiptare di të tejkalojë me të qeshura dhe shaka çdo situate të tillë që i vihet përballë.

Kujtojmë që tash e sa vite, Lipa është në lidhje me modelin e njohur anglez, Isaac Carew. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori