eksperti ad

Brandon Sklenar, i njohur për rolet në “It Ends With Us” dhe “1923”, është bërë viral pasi fotot e vjetra të aktorit kanë lënë fansat të habitur për ndryshimin e tij fizik ndër vite.

Një klip i rishfaqur nga filmi i vitit 2018 “Mapplethorpe” ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit thonë se ai dikur dukej shumë më i dobët dhe rinor, ndërsa sot paraqitet me një trup të tonifikuar dhe fizik të ndërtuar nga palestra.


“Çfarë transformimi”, kanë shkruar fansat, ndërsa të tjerë kanë pyetur nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, shkruan DailyMail.

Trajneri i tij ka treguar më herët se aktori ka kaluar muaj të tërë stërvitjesh intensive, me seanca të gjata ditore dhe regjim të rreptë ushqimor, për të arritur formën aktuale fizike.

Sklenar ka folur edhe vetë për disiplinën e tij, duke thënë se i pëlqen të qëndrojë aktiv dhe ta përdorë trupin për kërkesat e roleve që luan në film dhe televizion. /Telegrafi/