Një moment romantik ka emocionuar mijëra fansa gjatë koncertit të Harry Styles në Amsterdam, ku një çift u fejua në rreshtin e parë të turneut të tij “Together, Together”.

Këngëtari 32-vjeçar mbeti i surprizuar kur një fans i propozoi partneres së tij mes atmosferës elektrizuese të koncertit.


Vajza tregoi me emocion unazën e fejesës, ndërsa çifti zbuloi se historia e tyre e dashurisë kishte nisur dy vite më parë në një koncert të Niall Horan, shkruan DailyMail.

Harry reagoi me humor sapo pa unazën, duke thënë: “Mund të bësh patinazh në akull me atë gjë!”, ndërsa më pas lexoi edhe një kartolinë që fansi i kishte dhënë para propozimit.

Në mesazhin emocionues shkruhej: “Përshëndetje, quhem Merik dhe sonte do t’i propozoj vajzës së ëndrrave pranë meje. Ju lutem filmojeni këtë moment për ne”.

Pas propozimit, artisti pyeti çiftin sa kohë kishin bashkë dhe, pasi mësoi se ishin njohur në koncertin e Niall Horan, tha me shaka: “Kjo është vërtet një histori me rreth të plotë. Është sikur One Direction ju ka bashkuar”.

Koncerti në Amsterdam shënoi rikthimin e madh të Harry Styles në skenë pas një pauze disavjeçare.

Gjatë performancës, ai interpretoi hitet më të njohura si “Watermelon Sugar”, “Adore You”, “Sign of the Times” dhe “As It Was”, ndërsa fansat shpërndanë në rrjetet sociale momente nga energjia dhe atmosfera spektakolare e mbrëmjes. /Telegrafi/