Banorja e këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për karrierën e saj të gjatë si prezantuese sportive dhe për faktin se dikur ka qenë “Miss Shqipëria”, por edhe për dukjen e saj të veçantë brenda shtëpisë.

Shikuesit kanë nisur të diskutojnë gjerësisht në rrjete sociale për ngjashmërinë mes Hygertës dhe banores së edicionit të parë, Xhuli.


Sipas fansave, dyshja kanë mjaft tipare të përbashkëta, dhe disa fotografi të vjetra tregojnë se Hygerta duket thuajse identike me Xhulin.

Kjo ka nxitur komentet dhe krahasimet e vazhdueshme në platforma si Instagram dhe TikTok, ku fansat ndajnë foto krahasuese dhe diskutojnë për këtë ngjashmëri.

Përveç kësaj, dukja e Hygertës dhe prezenca e saj e spikatur në shtëpinë e BBVK4 po e bëjnë atë një nga banoret më të komentuar dhe më të pëlqyera nga publiku.

Ndërkohë, fansat presin të shohin se si do të zhvillohet aventura e saj brenda shtëpisë dhe nëse kjo ngjashmëri me Xhulin do të ndikojë në marrëdhëniet me banorët e tjerë ose në favorin e publikut. /Telegrafi/