LAJMI I FUNDIT:

Familja e Emiliano Sala e akuzon Cardiffin për mosmbështetje

Familja e Emiliano Sala e akuzon Cardiffin për mosmbështetje
Emiliano Sala (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Familja e Emiliano Sala i ka bërë disa akuza në drejtim të Cardiff Cityt, pasi sipas tyre, nuk janë duke u nderuar nga skuadra angleze pas tragjedisë që ndodhi në fillim të këtij viti.

Sulmuesi argjentinas kishte vdekur, pasi aeroplani i tij Piper Malibu u rrëzua në brigjet e Anglisë më 21 janar të këtij viti, gjersa po tentonte ta kompletonte fluturimin nga Franca për në Angli.

Sala ishte transferuar te Cardiffi nga Nantes për 20 milionë euro, ndërsa po fluturonte nga Franca për në Uells që t’i përfundonte teste mjekësore, por që aeroplani i tij privat u rrëzua në veri të Guernsey.

Emiliano Sala dhe Gordan Banks (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Babai i tij, Horacio Sala, para se të ndërronte jetë ishte ankuar në të dyja skuadrat se nuk kishin bërë asgjë që ta shpëtonin dhe nuk e kishin siguruar fluturimin e tij nga Franca për në Angli.

BBC ka intervistuar ditë më parë nënën e Emilianos, Mercedes Taffarel, që i ka këshilluar Cardiifin dhe Nantes që ta zgjidhnin problemin e pagesës dhe të mos u shkaktonin më shumë dhimbje atyre.

“Unë vazhdoj të mendoj se ai do më thërrasë, por jo. Unë dua që Nantes dhe Cardiff ta zgjidhin problemin e pagesës, pasi edhe ne vuajmë nga këto gjëra çfarë shkruhen në media. Ne nuk kemi mbështetje nga Cardiffi, pasi ata duan që kjo çështje të mbyllet sa më parë dhe të na harrojnë edhe ne, sikurse djalin tonë”, ka thënë Taffarel.

Shoku më i ngushtë i Emiliano Sala, Martin Molteni, që së fundmi ka bërë tatuazh fytyrën e tij, ka thënë se skuadra angleze nuk po tregon respekt për familjen, pasi po mundohet t’i zgjidhë vetëm problemet e veta.

Të gjitha lajmet nga Emiliano Sala
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emiliano Sala

“Është e qartë. Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë neglizhencë. Ata (Cardiff) janë duke u munduar që t’i zgjidhin vetëm problemet e veta dhe nuk u intereson familja e Emilianos”, ka deklaruar Molteni për BBC-në. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori