LAJMI I FUNDIT:

Falimenton një degë e bankës ruse, Alfa Bank në Holandë

Falimenton një degë e bankës ruse, Alfa Bank në Holandë

Amsterdam Trade Bank, degë e bankës ruse Alfa Bank, e cila u godit nga sanksionet, ka bërë të ditur se ka falimentuar.

Sipas deklaratës, Gjykata Qendrore e Amsterdamit urdhëroi falimentimin e ATB-së, duke bërë që Banka Qendrore e Holandës (DNB) të aktivizojë një skemë të garancisë së depozitave për mbajtësit e llogarive.


Thesari i SHBA-së njoftoi më 6 prill se do të vendoste “sanksione të plota” ndaj Alfa Bank, bankës më të madhe private të Rusisë.

Si pjesë e këtyre sanksioneve, gjashtë filiale, duke përfshirë ATB-në, kanë pësuar kolaps total, raporton cnn.

Mbajtësit e llogarive në ATB do të mbulohen nga skema holandeze e garancisë së depozitave deri në një maksimum prej 10 mijë eurove për person.

Ndryshe, shuma e plotë e garantuar nga skema shkon në rreth 700 milionë euro. /Telegrafi/