LAJMI I FUNDIT:

“Faleminderit legjendë e futbollit, edhe unë kam një dhuratë”, Kvaratskhelia pranon dhuratën nga Guti dhe kthen përgjigjen

“Faleminderit legjendë e futbollit, edhe unë kam një dhuratë”, Kvaratskhelia pranon dhuratën nga Guti dhe kthen përgjigjen

Korrespondenti i mediumit spanjoll, El Chiringuito, Nico Rodriguez ka vizituar qendrën SSCN Konami të Napolit, ku ka takuar sulmuesin anësor Khvicha Kvaratskhelia dhe ia ka dhuruar fanellën e legjendës së Real Madridit, Guti.  

Ylli i Napolit nuk e ka fshehur dashurinë për Real Madridin, pasi Guti i kërkoi t’i bashkohet Los Blancos.


Gjeorgjiani tregoi se Guti ishte idhulli i tij dhe në të kaluarën kishte blerë një fanellë të bardhë, teksa kishte vendosur numrin 14 në të.

Khvicha Kvaratskhelia zbulon se idhulli i parë ishte ikona e Real Madridit
Lexo po ashtu Khvicha Kvaratskhelia zbulon se idhulli i parë ishte ikona e Real Madridit

Tani, Guti së bashku me mediumin El Chiringuito ia kanë dhuruar Kvaratskhelias një fanellë me anë të Rodriguez, i cili përpara se të takonte gjeorgjianin u takua dhe përshëndeti drejtorin e Napoli Magazine, Antonio Petrazzuolo.

“Përshëndetje, Kvicha, unë jam Nicolas, jam mirë që të njohëm! Unë e kam këtë dhuratë për ty nga Guti dhe nga Chiringuito. Është një fanellë dhe ka një mesazh të shkruar në të: “për Khvicha, faleminderit që u dashurove me futbollin tim, futbolli yt do të bëjë që shumë fëmijë të dashurohen”, ka thënë Nicolas.

“Nuk e di çfarë të them, faleminderit! Është e rëndësishme për mua sepse e kam ëndërruar, faleminderit!”, u përgjigj Kvaratskhelia.

‘Bleva një bluzë të bardhë dhe e shkrova numrin 14’ – ftesa e Gutit që Kvaratskhelia t’i bashkohet Realit, por vlera e tij është ngritur shumë
Lexo po ashtu ‘Bleva një bluzë të bardhë dhe e shkrova numrin 14’ – ftesa e Gutit që Kvaratskhelia t’i bashkohet Realit, por vlera e tij është ngritur shumë

“Kam harruar të të jap këtë, është një letër nga Guti për ty, do ta përkthej për ty: ‘Para Khvicha, shpresoj të të pëlqejë fanella dhe ëndrrat e tua të realizohen, do të pres në Madrid, përqafime. Shpresoj të shihemi së shpejti”, shtoi Rodriguez.

“Faleminderit shumë, edhe unë kam një dhuratë për Gutin dhe do t’ia dërgoj dhe edhe një herë faleminderit për këtë fanellë dhe për këtë mesazh sepse je një legjendë e futbollit, faleminderit!”, përfundoi ylli i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori