Falcao nuk është penduar që ka zgjedhur Monacon

Kolumbiani befasoi botën e futbollit kur kaloi në Stade Louis II nga Atletico Madrid më herët gjatë kësaj vere për 60 milionë euro, pasi ishte parashikuar t’i bashkohej ndonjë klubi më të madh evropian.
“Për ne, qëllimi është shumë i qartë, është të fitojmë të gjitha garat. Të vish te një institut si Monaco është dëshirë e çdo lojtari. Personalisht, të di se ju jeni pjesë esenciale e një projekti më jep shumë vetëbesim dhe qetësi”.
“Besimi se unë mund të fitoj gjëra të rëndësishme me këtë projekt është arsyeja që më ka bindur të vij këtu. Shumë njerëz mund të besojnë se ky është një gabim, por unë jam i sigurt se ata nuk do të mendojnë kështu pasi ne të kemi fituar tituj”, ka thënë Falcao gjatë konferencës për shtyp.
Falcao, i cili shihet si një prej sulmuesve më të mirë në botë, ka shënuar 52 gola në 62 paraqitje për Atletico Madrid, dhe shpreson të vazhdojë formën e tij golashënuese edhe në Francë. /Telegrafi/









































