LAJMI I FUNDIT:

Fakete Kadriu emërohet ushtruese e detyrës së kryeshefes në Postën e Kosovës

Fakete Kadriu emërohet ushtruese e detyrës së kryeshefes në Postën e Kosovës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, kanë njoftuar se në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, ka caktuar Fakete Kadiu, në pozitën ushtrueses së detyrës së kryeshefes ekzekutive në Postën e Kosovës.

“Deri tek caktimi i U. D. K. E. Fakete Kadiu, ka ardhur si rezultat i dorëheqës së djeshme të parevokueshme të ish U. D. Kryeshefit Ekzekutiv, Rafet Jashari. Fakete Kadiu, i urojmë suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/