LAJMI I FUNDIT:

Fajon pas takimit me Hoxhajn: BE të japë më shpejt vlerësimin për Kosovën

Fajon pas takimit me Hoxhajn: BE të japë më shpejt vlerësimin për Kosovën

Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e regjimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të japë sa më parë vlerësimin për Kosovën, në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin pa viza.

Ajo këto komente i bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj në Bruksel.


“Sapo pata një takim produktiv me Enver Hoxhajn në Parlamentin Evropian. Liberalizimi i vizave është një top prioritet për Kosovën. Rikonfirmova mbështetjen time të fuqishme për këtë proces dhe do ta inkurajoj Komisionin Evropian që të japë sa më parë vlerësimin e tij për progresin”, ka shkruar Tanja Fajon në Twitter.

Javën që shkoi, një delegacion i Bashkimit Evropian ka qëndruar në Kosovë për të parë se sa e ka përmbushur Kosova kushtin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave.

Pas votimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, kushti i fundit që do të duhej plotësuar është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në kuadër të plotësimit të këtij kushti, institucionet e Kosovës kanë shënjuar 43 raste si dhe kanë ushtruar 34 aktakuza, shtatë lëndë janë me aktgjykime të plotfuqishme, katër lëndë janë me aktgjykim të shkallës së parë që nuk janë të plotfuqishme dhe 23 aktakuza janë në faza të ndryshme të gjykimit.

Sipas Prokurorisë Speciale, katër lëndë janë në fazën e hetimeve, kurse të tjerat janë pushim i hetimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori