LAJMI I FUNDIT:

“Facebook-u kinez” po bëhet një makth i keq për Mark Zuckerberg – përveç disa zyrave, tanimë po ia merr edhe punëtorët e tij

“Facebook-u kinez” po bëhet një makth i keq për Mark Zuckerberg – përveç disa zyrave, tanimë po ia merr edhe punëtorët e tij

Aplikacioni popullor për shpërndarjen e videove TikTok hapi një zyrë në Mountain View, Kaliforni, vetëm disa minuta larg selisë së Facebook në Palo Alto.

Madje, sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, TikTok duket se po “zhvendoset” në territorin e Facebook – dhe tani ka zënë një zyrë që aplikacioni i mesazheve në Facebook, WhatsApp dikur e kishte shtëpi.


Gjithashtu, TikTok po “bën gjueti” duke i marrë edhe disa punonjës të Facebook, sipas CNBC, duke punësuar më shumë se dy duzina ish-punonjës të Facebook që nga viti 2018.

Një person në TikTok i tha CNBC se kompania ofroi paga deri në 20 për qind më të larta se ajo e Facebook-ut për të tërhequr punonjës me përvojë nga konkurrentët.

Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” - një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!
Lexo po ashtu Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” - një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!

TikTok gjithashtu thuhet se ka punësuar punonjës nga Apple, Google, Hulu, Snap dhe kompani të tjera të teknologjisë gjatë kësaj periudhe me rritje të lartë.

Megjithëse Facebook nuk e ka renditur zyrtarisht TikTok si një konkurrencë në dokumentet financiare, kompania duket se është në dijeni të kërcënimit në rritje nga ky aplikacion.

Kështu, në nëntor, Facebook lansoi Lasso, një aplikacion i pavarur për video që ishte gati identik me TikTok.

Lasso nuk u ngrit; Sensor Tower vlerëson se është shkarkuar 420,000 herë jashtë Kinës, ndërsa TikTok ka më shumë se 500 milionë përdorues.

Instagrami i Facebook gjithashtu duket se po punon në një konkurrencë të TikTok.

E themeluan bashkë me Mark Zuckerbergun, Chris Hughes befason me deklaratën: Është koha për ta “shpërbërë” Facebook-un
Lexo po ashtu E themeluan bashkë me Mark Zuckerbergun, Chris Hughes befason me deklaratën: Është koha për ta “shpërbërë” Facebook-un

Zbuluar nga inxhinieri Jane Manchun Wong, mjeti pritet të quhet “Clips” dhe të lejojë përdoruesit të kombinojnë video të shkurtra dhe të shtojnë muzikë, duke imituar TikTok.

Ndërsa TikTok nuk ka askund afër numrit të përdoruesve të përditshëm si Facebook, kompania mëmë e aplikacionit, ByteDance, po rritet me shpejtësi.

ByteDance është përshkruar si “Facebook i Kinës”, dhe me 75 miliardë dollarë është ndërmarrja private me vlera më të larta në botë.

ByteDance lansoi versionin kinez të TikTok, Douyin, në vitin 2016, dhe versionin ndërkombëtar nën emrin TikTok një vit më vonë.

Në fund të vitit 2017, kompania bleu një tjetër aplikacion për ndarjen e videove, Musical.ly, dhe i kombinoi ato në gusht të vitit 2018. Deri në muajin e kaluar, TikTok ishte aplikacioni më i madh i aplikacioneve pa lojëra në SHBA.

Në audicionin e dalë të publikuar nga The Verge, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, përshkroi planet e kompanisë për të garuar me TikTok: “Pra, po. Dua të them, TikTok po bën mirë… ne po mundohemi që së pari të shohim nëse mund të bëjmë diçka për të punuar në vendet ku TikTok nuk është tashmë i madh para se të shkojmë dhe të konkurrojmë me TikTok në vendet ku aplikacioni është i rritur”.

Mediat nxjerrin në pah një bisedë të Zuckerbergut me punonjësit e tij – flet edhe për rrezikun që i kanoset Facebook-ut nga politika
Lexo po ashtu Mediat nxjerrin në pah një bisedë të Zuckerbergut me punonjësit e tij – flet edhe për rrezikun që i kanoset Facebook-ut nga politika

Ndryshe, se Facebook tanimë ndjehet i kërcënuar nga konkurrenti TikTok, ishte dëshmuar edhe në një artikull që mban datën 1 tetor, të publikuar nga mediumi The Verge.

Ky medium kishte publikuar një tekst dhe audio nga takimet e brendshme të fundit në Facebook, ku drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg iu është përgjigjur pyetjeve të vështira nga punonjësit që janë të shqetësuar për të ardhmen e kompanisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në dy takime të zhvilluara në korrik, Zuckerberg bisedoi me punonjësit e tij rreth kritikëve, si dhe konkurrentëve, ndër të tjera.

Në to, Zuckerberg diskutoi planin e tij për të mundur aplikacionin TikTok, pse ai dëshiron të mbajë kontrollin absolut të kompanisë, dhe çfarë punonjësit duhet t’u tregojnë miqve që kanë një pamje të zbehtë për Facebook. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Bien Facebook, Instagram e Threads

Bien Facebook, Instagram e Threads

Teknologji
Kalo në kategori