LAJMI I FUNDIT:

Facebook do të lansoj kriptovalutën e tij brenda vitit

Facebook do të lansoj kriptovalutën e tij brenda vitit

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook, ka hyrë në negociata me bursa të ndryshme për të lansuar kriptovalutën e tij.

Siç raporton New York Times, përcjell Telegrafi, Facebook po përpiqet të prezantojë kriptovalutën tek platformat e komunikimit.

E përditshmja amerikane citon katër persona të afërt se Facebook ka lajmëruar bursat se produktin do ta ketë gati në gjysmën e parë të vitit 2019.

Ky projekt i cili është raportuar më parë nga Bloomberg si një kriptovalutë për WhatsApp, do të ishte ndër monedhat e profilit të lartë.

Në muajt e fundit, rrjeti social ka zgjeruar ekipet e teknologjisë Blockchain dhe aktualisht po kërkon të plotësojë 20 pozicione të këtij niveli. /Telegrafi/