LAJMI I FUNDIT:

Fabrika hungareze e Audi-së theu rekord botëror me prodhimin e 177 mijë veturave gjatë vitit 2023

Fabrika hungareze e Audi-së theu rekord botëror me prodhimin e 177 mijë veturave gjatë vitit 2023

Fabrika hungareze e markës gjermane të veturave, Audi, gjatë vitit 2023 ka prodhuar 177 mijë vetura vetëm në qytetin Gyor të Hungarisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, ka njoftuar se me këtë hap, Audi Hungaria ka shënuar një rekord të ri botëror.


Gjithashtu, ai shtoi se Mercedes është duke e zgjeruar fabrikën e tij në Kecskemet, ndërsa BMW po e ndërton selinë në Debrecen, të dy këto qytete hungareze.

“Hungaria është bërë pjesë e një klubi elitar me Kinën dhe Gjermaninë, ku të tre markat gjermane kanë një bazë të pavarur këtu”, tha Szijarto.

Ndryshe, edhe prodhuesi kinez i veturave elektrike, BYD, pritet të hapë fabrikën e parë evropiane në Hungari pas hapjes së fabrikave të mëdha kineze dhe koreane. /Telegrafi/