LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Mund të jem ngadalësuar, por teknikën nuk do ta humbas kurrë

Fabregas: Mund të jem ngadalësuar, por teknikën nuk do ta humbas kurrë
Fabregas (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Cesc Fabregas beson se cilësia e tij teknike nuk është zvogëluar edhe nëse ai ka filluar të humbasë “mprehtësinë” me kalimin e viteve.

Fabregas luajti ndeshjen e tij të fundit me Chelsean, në fitoren 2-0 në Kupën FA ndaj Nottingham Forest të shtunën mbrëma, pasi ai dha një lamtumirë emocionale ndaj tifozëve në Stamford Bridge në fund të lojës.


Spanjolli pritet të largohet këto ditë nga Chelsea dhe destinacioni i tij i radhës mendohet të jetë Monaco në Ligue 1.

Fabregas përshëndetet me bashkëlojtarët dhe tifozët e Chelseat, largohet nga fusha mes lotësh
Lexo po ashtu Fabregas përshëndetet me bashkëlojtarët dhe tifozët e Chelseat, largohet nga fusha mes lotësh

Të shtunën pas ndeshjes, Fabregas tha se të gjithë e dinë situatën e tij të largimit, ndërsa sot (e diel) ka folur për kualitetet e tij.

Fabregas (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

31-vjeçari spanjoll beson se teknika e tij është e lindur dhe se nuk do të zvogëlohet asnjëherë dhe kur të plaket.

“Është gjithmonë diçka që e kam pasur dhe ndjej sikur është rritur me kalimin e kohës, është një nga ato gjëra që me të vërtetë nuk ikën kurrë sepse është teknikë”, ka thënë fillimisht Fabregas për faqen zyrtare të Chelsea.

Fabregas: Të gjithë e dinë situatën e largimit
Lexo po ashtu Fabregas: Të gjithë e dinë situatën e largimit

“Përgatitja fizike largohet nga të gjithë ne për fat të keq, kur të plakeni, humbni shpejtësinë, humbni njëfarë mprehtësie, por teknika unë mendoj se është diçka që gjithmonë qëndron me ju”.

“Kështu që shpresojë se mund të qëndrojë ende me mua edhe për një kohë shumë të gjatë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/