Fabregas, i cili një kohë të gjatë është lidhur për një transferim në Camp Nou, ishte në dyshime për t’u paraqitur në këtë fushë për ndeshjen vendimtare kualifikuese për çerekfinalen e garës evropiane, por duket se ai do të jetë përballë shokëve të tij katalanas.

Sa i takon Song, Wenger është shprehur pesimist për gjasat e tij për rikuperim. “Për momentin nuk duket se Alex do të jetë i gatshëm. Ai nuk ka qenë në fushë aspak që nga Wembley”, ka thënë Wenger për Guardian.


Arsene Wenger po ashtu do të ketë në dispozicion edhe Jack Wilshere dhe Bacary Sagna, pasi ky i fundit rikthehet nga suspendimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app