Aktori Ezra Miller ka kërkuar falje publike për sjelljen e tij më shumë se të papërshtatshme që mbushi faqet mediatike gjatë dy viteve të fundit dhe pranoi se e ka filluar trajtimin për “probleme komplekse mendore”.

Reklama

Në një deklaratë të transmetuar për Variety nga përfaqësuesi i tij, 29-vjeçari ka kërkuar falje për gjithçka që ka bërë.

Ezra Miller akuzohet për strehimin e një nëne me tre fëmijë në një fermë ku ka armë dhe marihuanë, por gruaja thotë se aktori e ka shpëtuar Ezra Miller akuzohet për strehimin e një nëne me tre fëmijë në një fermë ku ka armë dhe marihuanë, por gruaja thotë se aktori e ka shpëtuar

“Meqenëse së fundmi kam kaluar nëpër një periudhë intensive krize, tash e kuptoj se kam probleme komplekse me shëndetin mendor dhe kam filluar të mjekohem”.

(Foto: Instagram/ezramillerflash)

“Dua t’i kërkoj falje kujtdo që e kam shqetësuar me sjelljen time në të kaluarën. Jam i përkushtuar të bëj gjithçka që është e nevojshme për t’u kthyer në një fazë të shëndetshme, të sigurt dhe produktive në jetën time”, citohet të ketë thënë aktori.

Reklama
Reklama

Ylli i “The Flash” ka qenë i suksesshëm në realizimet filmike, por veprat e tij janë lënë në hije nga akuzat për sjelljen e tij ekranit gjatë dy viteve të fundit.

Aktori amerikan, Ezra Miller arrestohet për herë të dytë brenda një muaji Aktori amerikan, Ezra Miller arrestohet për herë të dytë brenda një muaji

Miller u akuzua për vjedhje të disa shisheve të alkoolit në Vermont në javën e kaluar, ndërsa ishte arrestuar gjithashtu dy herë në fillim të këtij viti në Havai, fillimisht për sjellje të çrregullt në një bar karioke në mars dhe më pas për sulm të shkallës së dytë më pak se një muaj më vonë. /Telegrafi/